Braçe shpërthen ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Hapësirat u zunë me vendim kundër interesit publik

Braçe shpërthen ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Hapësirat u zunë me vendim kundër interesit publik

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo të bizneseve. Kështu u shpreh në studion e “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit biznesi duhet të zhvillohet pa cenuar lirinë e qytetarit. Në A2 CNN ai mohoi zërat se po bën fushatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por tha se po punon për çdo shkelje ligji e rregulli që ka evidentuar edhe gjatë fushatës, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga zyrtarët. “Nuk po bëj fushatë për kryetar bashkie po bëj punën. Unë kam bërë fushatë elektorale me këto që po evidentohen në territor. Argumentet mia kanë qenë shkelja e...