Përshkallëzohen tensionet me Putin, Trump do të furnizojë me armë Ukrainën përmes aleatëve të NATO-s

Përshkallëzohen tensionet me Putin, Trump do të furnizojë me armë Ukrainën përmes aleatëve të NATO-s

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket i gatshëm t’i dërgojë armë Ukrainës duke ia shitur ato fillimisht aleatëve të NATO-s. The Guardian shkruan se kjo lëvizje vjen mes tensioneve me presidentin rus, Vladimir Putin për shkak të bllokimit të negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë një interviste me NBC Neës, Trump tha se ndoshta do të ketë një “njoftim të rëndësishëm” mbi Rusinë të hënën teksa konfirmoi se kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e NATO-s për të furnizuar me armë Ukrainën. “Mendoj se do të kem një deklaratë të rëndësishme për të bërë mbi Rusinë të hënën. Jam i zhgënjyer me Rusinë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy javëve të ardhshme”, u shpreh Trump. I dërguari...