Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

Festim Bexhdili dhe Jani Prenga TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lexoi sot pretencën për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit "Golden", aty ku u vra Jani Prenga. Në seancën e sotme të zhvilluar në GJKKO, prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Por prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Kjo sepse, sipas tij, nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ashtu siç pretendoi kolegia e tij. Megjithatë i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë...