Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Pjesë e stafit të Rubios, kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën
                            Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, në kuadër të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rivendosjen e angazhimit diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Hanrahan ka qenë pjesë e stafit të senatorit amerikan, Marco Rubio, i cili aktualisht është Sekretar i Shtetit. Edhe pse nuk ka një karrierë të gjatë diplomatike, ai është konsideruar person i afërt në rrethin e ngushtë të Rubios dhe pritet të luajë një rol kyç në rikonfigurimin e kursit amerikan ndaj Evropës, përfshirë gadishullin ballkanik. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në rajon që nga tranzicioni politik në SHBA në...