Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit, më pas shkëmben batuta me të
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është bërë sërish protagonist në mediat italiane dhe ato ndërkombëtare, pas një gjesti që tërhoqi vëmendjen gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, e cila u zhvillua në Romë. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Rama shihet duke përshëndetur homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, në mënyrë joformale dhe plot humor: ai u ul në gjunjë para saj, një gjest që e ka bërë edhe më parë në takime ndërkombëtare, dhe që këtë herë solli të qeshura dhe një atmosferë miqësore mes liderëve. Më pas, gjatë pozicionimit për foton zyrtare, kamerat kanë kapur një moment të shkurtër komunikimi mes Ramës dhe Melonit, që ngjalli reagime të ndryshme në rrjet. Rama, në një moment, duket se ngatërroi drejtimin se...