Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ në Tiranë refuzojnë lirimin e hapësirës publike, IMT dhe policia bashkiake çojnë fadromat
IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin në zonën e dedikuar për lulishte, çka ka bërë që IMT dhe policia bashkiake të ndërhyjnë me fadromat dhe ekipet e pastrim-gjelbërimit. Ndërkohë, në zonën e njohur si “Delijorgji”, pronarët kanë dalë në protestë dhe janë shprehur se çmontimi i strukturave prej xhami do t’u paralizonte punën sepse vetëm ambientet e jashtme kanë për shërbim. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.