Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore. Transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet, policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 68-vjeçarin Flamur Pashaj. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.