Fillon operacioni “fshesa”, 5 lojtarët e njohur që duhet të largohen nga Real Madrid këtë verë

Fillon operacioni “fshesa”, 5 lojtarët e njohur që duhet të largohen nga Real Madrid këtë verë

Me transferimin e Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Dean Huijsen dhe shumë pranë zyrtarizimit të Alvaro Carreras, te Real Madrid pritet të ketë disa largime, të nevojshme për të ulur koston e pagave si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme për prurjet e reja. I pari në listë është Ferland Mendy, francezi ka humbur prej kohësh vendin e titullarit. Me formën e mirë të Fran Garcia në krahun e majtë në Kupën e Botës për Klube si dhe me ardhjen e Alvaro Carreras, nuk ka më vend në ekip për mbrojtësin francez. Ai pritet të largohet për një shifër të ulët, rreth 10 milionë euro. Një tjetër mbrojtës që pritet të largohet nga Real Madrid është edhe David Alaba, austriaku më shumë kohë ka kaluar...