Spanjë/ Tentativa për vrasjen ndaj politikanit të ekstremit të djathtë, arrestohen 8 persona, dyshime se pas kësaj fshihet Teherani

Spanjë/ Tentativa për vrasjen ndaj politikanit të ekstremit të djathtë, arrestohen 8 persona, dyshime se pas kësaj fshihet Teherani

Gjykata e Lartë e Spanjës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për tentativën për vrasje të politikanit të ekstremit të djathtë dhe ish-deputetit Aleho Vidal-Kuadras, i cili lidhet me lidhjet e tij me një organizatë opozitare iraniane dhe mbështetjen që ai i ka dhënë disidentëve iranianë. Vidal-Kuadras, 80 vjeç, një nga themeluesit e partisë së djathtë ekstreme Vox, u qëllua në fytyrë nga pasagjeri i një motoçiklete teksa ecte në lagjen Salamanca të Madridit më 9 nëntor 2023. Plumbi i ka kaluar nëpër nofull. Hetuesi Santiago Pedraz deklaroi se sulmi ishte urdhëruar nga persona të panjohur që donin të hakmerreshin për mbështetjen që ai kishte dhënë për ata që kundërshtojnë udhëheqjen fetare të Iranit. Sipas një dokumenti gjyqësor që ka rënë në duart e agjencisë...