Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët, Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët, Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen në Shkodër, ku Arben Anamali humbi jetën duke shpëtuar 2 turistë. 51-vjeçari ishte kapiteni i një prej anijeve të bashkisë që janë vënë në shërbim të turistëve. Por dy prej tyre janë në ujë dhe kapiteni nuk ngurroi duke u hedhur për t’i shpëtuar. Një akt heroik, por që i mori jetën, pasi ai vetë nuk arriti të dalë nga uji. “Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje”, shprehet Begaj.