Ura e Vashës, lidhje e hershme dhe e re me qytetërimin përgjatë Rrugës së Arbrit

Ura e Vashës, lidhje e hershme dhe e re me qytetërimin përgjatë Rrugës së Arbrit

E ndodhur mbi lumin Mat, mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, vetëm 200 metra nga Rruga e Arbrit, Ura e Vashës është një dëshmi shekullore e lidhjes së trevës me qytetërimin. E ndërtuar në fillim të shekullit XVIII nga familja Skura si vepër bamirësie, ura mbetet një simbol i trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës.E ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror, ura ka një hark të vetëm në krahun e djathtë, një dritare shkarkuese, qemer të dyfishtë dhe këmbët e saj mbështeten mbi brigje shkëmbore. Me gjatësi 11 metra, lartësi 7 metra dhe gjerësi 2.8 metra, ajo ruan strukturën origjinale me kalldrëm dhe gurë lumi. Ura vizitohet çdo vit nga shumë turistë shqiptarë dhe të huaj, që mbeten të mahnitur nga arkitektura dhe peizazhi...