Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Theth/ Protestuesi me aftësi të kufizuara ulet mbi fadromën e IKMT: Po ma prishët bujtinën, vdes edhe unë
Bashkim Koçeku një prej protestuesve në Theth, i cili është me aftësi të kufizuara, po përplaset me IKMT për prishjen e bujtinave. Ai ka hipur në fadromë, për të ndaluar prishjen e objektit të tij. Me lot në sy, është shtrirë para fadromës për të penguar prishjen e bujtinave. Bashkim Koçeku thotë se i ka ndërtuar bujtinat me borxhe. “Benet Beci, bashkia, bota mbarë, të shohin çfarë janë duke bërë. Jam i vdekur, 200 mln lekë borxh, ka ikur, duan të më prishin shtëpitë. Jam në borxh se kam ndërtuar shtëpitë, thanë ndërtoji me dru dhe duan t’i prishin. Po prishën shtëpiat, po vdes edhe unë. Do të lahet borxhi, Thirrje kryeministrit e Benet becit, kush mundet me vënë dorë”, shprehet ai. Familja Koçeku në...