“Jemi ngopur me sjelljen e Putinit!”- Trump jep dritën jeshile për sanksione të reja kundër Rusisë

“Jemi ngopur me sjelljen e Putinit!”- Trump jep dritën jeshile për sanksione të reja kundër Rusisë

Një valë e re sanksionesh kundër Rusisë po merr formë në Kongresin Amerikan, ndërsa një projektligj i gjatë në pritje ka mbështetjen e presidentit Donald Trump, i cili u shpreh të martën se është “i ngopur” me sjelljen e presidentit rus Vladimir Putin. Senatori republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, një nga hartuesit kryesorë të projektligjit, tha se Trump i ka dhënë “dritën jeshile” për të çuar përpara procedurat. “Po ecim përpara,” u shpreh Graham për median Politico, duke shtuar se Trump i kishte thënë: “Ka ardhur koha të veprojmë, prandaj do të veprojmë.” Projektligji ka marrë mbështetjen edhe të udhëheqësit të shumicës republikane në Senat, John Thune, dhe të disa senatorëve të tjerë, të cilët paralajmëruan se gjatë kësaj jave do të ketë...