Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Putin po flet budallallëqe”/ Moska kryen sulm rekord me dronë në Ukrainë pasi Trump kritikoi presidentin rus
Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump premtoi më shumë mbështetje ushtarake për Kievin dhe akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për “budallallëqe” mbi bisedimet e paqes. Sulmi masiv ajror përfshiu 741 dronë, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës, duke tejkaluar me qindra numrin rekord të mëparshëm prej 539 dronësh, të vendosur më 4 korrik, por ai u zmbraps kryesisht, me dëme të kufizuara dhe pa raportime të menjëhershme për vdekje. “Ky është një sulm demonstrativ dhe vjen në një kohë kur ka pasur kaq shumë përpjekje për të arritur paqen dhe armëpushimin, por Rusia i hedh poshtë të gjitha”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në platformën Telegram....