Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Belinda Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Belinda Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

Në gusht të vitit 2018, qeveria shqiptare hapi ankandin për ndërtimin e të parit central të madh diellor në Shqipëri. Bëhej fjalë për një park fotovolatik me fuqi 100 mega, i cili ishte caktuar të ndërtohej në Akërni të Vlorës. Pas zhvillimit të garës, në 10 nëntor po të atij viti, Ministria e Infrastrukturës shpalli fitues të centralit konsorciumin India Poëer Corporation. Sipas kushteve të ankandit, kompania do të investonte 70 milionë euro për ta ndërtuar centralin me paratë e veta dhe gjysmën e energjisë së prdhuar prej tij do t’ia shiste shtetit shqiptar për 15 vjet me çmimin 59.9 euro për megavat. Konsorciumi fitues krijoi në Shqipëri kompaninë Akërni Solar, që do të ndërtonte parkun fotovoltaik. Kjo kompani zotërohej nga një shoqëri e quajtur...