Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë kthyer në rrezik botëror. Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol. Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera. Si ka ndryshuar shtrirja në hartë? Sipas Interpolit  viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenonemi të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë...