OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri por edhe në Kosovë po orientohen më së shumti në pasuritë e paluajtshme dhe jo në eksporte dhe vlerë të shtuar të lartë që garanton një rritje ekonomike afatgjatë.Këtë nënvizon raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që ndalet tek ecuria e Ballkanit Perëndimor sa u takon masave në një sërë fushash.“Megjithëse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr nivele më të larta të hyrjeve të IHD-ve, këto investime nuk janë gjithmonë të fokusuara në sektorë të orientuar drejt eksportit dhe me vlerë të shtuar të lartë, të cilët do të mbështesnin rritjen ekonomike afatgjatë. Për shembull, prodhimi përbën më pak se 10% të hyrjeve të IHD-ve në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, pasi shumica e investimeve...