Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet se mund të ketë qenë duke kaluar shpejtësinë, njofton policia. Lojtari 28-vjeçar i Liverpool-it humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Silva, 25 vjeç, pasi makina e tyre Lamborghini dyshohet se pësoi një shpërthim gome në provincën veriperëndimore të Zamorës, të enjten e kaluar. Forcat e rendit të Guardia Civil në Spanjë deklaruan se automjeti ishte në tentativë për të parakaluar në autostradën A52, pranë Palacios de Sanabria, kur doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. “Gjithçka tregon gjithashtu një shpejtësi të mundshme të tepërt përtej limitit të shpejtësisë së rrugës [autostradës],” tha policia lokale e...