15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm
Pas 15 vitesh, forcat e sigurisë në Ugandë kanë arrestuar Moses Mujurizi, i dyshuar për vrasjen e 38 personave dhe ngrënien e pjesëve të trupave të tyre. Lajmi u bë i ditur nga shefi ushtarak i vendit, Muhoozi Kainerugaba, përmes një postimi në rrjetin social X. Sipas raportimeve të mediave ugandase, Moses Mujurizi, i dyshuar si kanibal, akuzohet për vrasjen e 38 personave gjatë një periudhe prej 15 vitesh dhe për ngrënien e pjesëve të trupave të tyre. Ai dyshohet se hynte natën me forcë në banesa dhe sulmonte viktimat me hanxhar. Gjithashtu, raportohet se ka joshur gra me premtimin e një lidhje. Autoritetet po hetojnë nëse kanibali i dyshuar ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Sipas raportimeve, të dyshuarit i atribuohet edhe...
Burimi:
javanews.al