15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë, e pëson edhe trajneri Edi Martini

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë, e pëson edhe trajneri Edi Martini

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për ngjarjet e regjistruara gjatë javës së fundit në futbollin shqiptar, teksa në fokusin kryesor ishte përplasja e ndodhur pas ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Incidenti ku presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, goditi me grusht gjyqtarin e ndeshjes ka sjellë një masë të rëndë disiplinore. Xhaferi është pezulluar me 15 ndeshje, duke marrë një nga dënimet më të ashpra të kësaj jave. Ndërkohë, edhe trajneri Edi Martini është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës. Për sjelljen e tij ndaj gjyqtarit të takimit, Martini është pezulluar me 6 ndeshje. Vendimet vijnë pas situatës së tensionuar të krijuar në përfundim të përballjes Elbasani-Vllaznia, e cila u shoqërua me incidente dhe reagime të forta.