15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të
Polonia po ofron të paguajë 15 mijë dollarë në vit për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj, si dhe të mbulojë kostot e infrastrukturës, ndërsa Varshava dhe Washingtoni po negociojnë krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha se negociatat me Pentagonin janë përqendruar te mënyra e zbatimit të planit, përfshirë numrin e trupave, kapacitetet dhe vendndodhjet e mundshme. “Ne do t’i mbulojmë kostot e infrastrukturës. Gjithashtu, po mbulojmë koston e secilit ushtar amerikan të stacionuar në Poloni me 15 mijë dollarë në vit”, tha Zalewski, duke sqaruar se pagesat do të mbulohen nga taksapaguesit polakë. Presidenti amerikan Donald Trump tha më 17 shtator se kishte përparim drejt krijimit të bazës dhe se vendndodhja e...
Burimi:
javanews.al