“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Por, me sa duket Shqipëria nuk përfshihet në listën e këtyre vendeve. Sipas njoftimit të DASH, bëhet me dije se projekti pilot 12-mujor që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore. Megjithatë, menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij programi, do të njoftohet edhe vendet e tjera që mund t'i shtohen listës.  Programi pilot 12-mujor synon të frenojë tejkalimet e afatit të vizave "ose kur informacioni i shqyrtimit dhe verifikimit konsiderohet i mangët", sipas një njoftimi të publikuar nga...