Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në kulmin e sezonit turistik, pasi sipas tyre, kjo mund të ndikojë në largimin e turistëve. Pronari i një prej bizneseve në zonën e Lungomares, në një deklaratë për mediat, e cilësoi këtë vendim si “shkatërrues”, sidomos për faktin që po zbatohet në kulmin e sezonit turistik. Ai u shpreh se, në shenjë proteste, shumë prej operatorëve ekonomikë kanë vendosur të mbyllin bizneset përkohësisht. “Është një goditje ekonomike e rëndë. Situata nuk është krijuar brenda natës, kryeministri ka qenë shpesh këtu, ka ngrënë, ka pirë. Kjo ndërhyrje mund dhe duhej të ishte bërë përpara ose pas sezonit veror. Tani është vonë....