Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Presidenti nuk do të tërhiqet”, Sekretari i Tregtisë: Nëse vendet duan marrëveshje tarifash, duhet të…
Paketa e re e tarifave të administratës Trump, të cilat sipas disa masave janë më të lartat në më shumë se një shekull, mund të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe tashmë kanë shkaktuar një trazim të madh në tregjet globale. Teksa vendet kanë filluar të vendosin masa hakmarrëse për të goditur SHBA-në, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick tha se Presidenti Donald Trump nuk do të rishikojë planet e tij. “Presidenti nuk do të tërhiqet. Vendet mund të rregullojnë tarifat e tyre dhe barrierat tregtare jotarifore, të cilat janë shumë më të ashpra”, tha Lutnick në një intervistë për CNN. Megjithatë, ai nuk tha se do ketë shpërblim të menjëhershëm për vendet që kërkojnë të ndryshojnë sistemet e tyre aktuale për të kënaqur...