Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas dorëheqjes së drejtorëve në Vlorë, Rama: Pasdite jemi në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm
Kryeministri Edi Rama tha se është domosdoshmëri vetëpastrimi i strukturës në bashkitë Fier dhe Durrës, aty ku do të zhvillojë takime pasdite. Ai theksoi se duhen sy të freskët, përpjekje e shtuar dhe një hov i ri për mijëra qytetarë që i mbështetën në 11 maj. “Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori,...