Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, në administratën e re amerikane. Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë ministri. Përveç 11.6 milionë markave, që veçse ishin ndarë më herët, ministria i ka pranuar 54.9 milionë marka, çka përbën rritje për gati 43 milionë marka (apo...