Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci nga Thethi: Boll ma “tokë e xanun”, aksioni kundër ndërtimeve pa leje nis në Alpe
Aksioni kombëtar i ndërmarrë nga IKMT, Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera shtetërore, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Shkodrës, ka mbërritur në zemër të Alpeve – në Theth. Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili përmes një statusi të shkurtër por të fortë në rrjete sociale deklaroi:“Boll ma, tokë e xanun!” Me këtë mesazh të qartë, Beci theksoi vendosmërinë për të i dhënë fund paligjshmërisë dhe ndërtimit pa leje në një prej zonave më të bukura dhe më të vizituara të vendit. Aksioni vjen në kuadër të një fushate më të gjerë kombëtare për çlirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit, sidomos në zona me potencial të madh turistik si Thethi, ku ndërtimet e...