Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri Rama: Bashkia e Vlorës do të kthehet në institucionin e “pagjumësisë”
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një tjetër takim në bashkinë e Vlorës, ku inspektoi hapësirat publike në disa zona, dhe konfirmoi edhe njëherë dorëheqjen e drejtorëve në këtë bashki.Rama e cilësoi këtë hap si të parin drejt një transformimi të thellë në këtë qytet. Ai tha se bashkia e Vlorës duhet të jetë një institucion për qytetarët dhe një “institucion i pagjumësisë”, ndërsa ftoi të rinjtë e të rejat që të aplikojnë për vendet vakante në bashki. “Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha, dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen. Drejtuesit, edhe ata rajonalë, kanë dhënë dorëheqjen dhe i falënderoj. Nuk do të ketë rikthim për...