“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”, Idajet Beqiri: Kjo dyshe ka bërë batërdinë në këtë vend

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”, Idajet Beqiri: Kjo dyshe ka bërë batërdinë në këtë vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News. Ai theksoi se ish-pushtetarët e lartë, konkretisht Berisha dhe Meta kanë vepruar në dëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, veprimtarinë e tyre e kanë bazuar në ideologjinë për t’u pasuruar vetëm për vete. “Këto 30 e ca vjet, ky vend është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe ka qenë i mbërthyer keq prej krimit të organizuar. Disa struktura të shtetit, në vend që të vepronin në bazë të ligjeve të shtetit dhe në prioritet të qytetarëve, në fakt janë kthyer në organizata,...