Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës
                            arma e sekuestruar KUKËS-Një 53-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi në banesë iu gjetën armë zjarri dhe municione. Në banesën e Kadri Peposhit u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë:  Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”. Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e...