Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sezoni turistik, aksion pastrimi në Vlorë, kryebashkiaku, Ermal Dredha në krye të këtij aksioni
Në qytetin e Vlorës ka nisur që në orët e para të mëngjesit, aksioni i pastrimit me punonjësit e bashkisë, të shpërndarë në disa zona të qytetit kryesisht tek Pylli i Sodës.Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau në rrjetet sociale momente nga ky aksion për pastrimin e qytetit bregdetar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të mbajnë pastër ambientet ku jetojnë.Në një prononcim për mediet Dredha tha se “e gjithë administrata e bashkisë dhe drejtoritë në varësi të institucioneve qendrore kanë dalë të gjithë në terren duke u shpërndarë në zona të caktuara të qytetit që kemi parë si më problematike, duke bërë një aksion pastrimi, por edhe për të dhënë një shembull që duhet të vazhdojë kjo gjë”. “Nuk është se e...