Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berati, qyteti “i një mbi një dritareve”, një lakmi e parezistueshme e turistëve, të cilët bëhen pjesë e kësaj magjepsje në çdo stinë
Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas, jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-maj 2025 qyteti ka pritur rreth 370 mijë turistë, një rritje e dukshme prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.Sipas saj, shifrat e turistëve nuk janë të vetmet që reflektojnë rritje.“Netqëndrimet gjithashtu janë në rritje, aktivitetet ku turistët përfshihen janë në rritje. Përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit”, theksoi Merdani.Merdani u shpreh...