Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekstradohet nga Dubai në Romë Fatjon Gjonaj, kreu i një bande të trafikut të drogës
Fatjon Gjonaj, i konsideruar drejtuesi shqiptar i një bande të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Italisë. Ai u arrestua më 3 qershor në Dubai dhe mbërriti në aeroportin Fiumicino të Romës rreth orës 18:15, nga ku u transferua menjëherë në burg nën dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Gjonaj dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me Luca Lucci, ish-udhëheqës i “Curva Sud” të Milanit dhe tashmë i arrestuar për trafik droge në prill të vitit 2025. Të dy konsiderohen figurat kyçe në një rrjet që kontrollonte një linjë të madhe furnizimi me kokainë, hashash dhe marijuanë nga Maroku dhe Spanja drejt Italisë. Sipas autoriteteve italiane, në vetëm shtatë muaj, banda e drejtuar nga Gjonaj dhe Lucci ka trafikuar...