Temperaturat e larta, Alimehmeti flet për rreziqet shëndetësore: Kujdes për çdo shenjë të pazakontë

Temperaturat e larta, Alimehmeti flet për rreziqet shëndetësore: Kujdes për çdo shenjë të pazakontë

Mjeku Ilir Alimehmeti, flet për rreziqet shëndetësore të stinës së verës, duke theksuar se temperaturat e larta dhe ekspozimi në natyrë mund të ndikojnë rëndë veçanërisht tek të sëmurët kronikë, fëmijët dhe të moshuarit. ”Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen e të sëmurëve me zemër dhe hipertension. Po ashtu, janë një rrezik për goditje nga i nxehti dhe duhet patjetër të shmangen daljet në oraret e pikut”,-tha Alimehmeti. Ai shtoi se astmatikët përballen me përkeqësim të simptomave për shkak të pluhurit në natyrë. I pyetur për rreziqet nga insektet, Alimehmeti tha se edhe pse Shqipëria nuk ka një përhapje të gjerë të sëmundjeve të transmetuara nga to, herë pas here janë raportuar raste si ethet e Nilit Perëndimor. ”Në raste të rralla, pickimet nga insektet...