REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale?

REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale?

Foto ilustruese Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë. Ishte sikur ato rastet kur realizohet një ëndërr pas një kohe, por që nuk i ngjan atij përjetimit fillestar. Për dikë mund të ketë qenë edhe zhgjëndërr. Aktgjykimi parasheh 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe pasojat e mundshme, nëse nuk finalizohet procesi deri atëherë. Tentime për konstituimin e Kuvendit ka pasur prej 15 prillit, por seancave prej 2-3 minutash nuk po u shihet fundi. Në këtë situatë, kur secila palë insiston se ka të drejtë dhe se faji është te tabori tjetër, nuk ka mbetur shumë përveçse të zbërthejmë se si do të dukej...