Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq godet Teksasin në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura
Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për 45 minuta, duke marrë përpara prona dhe, për fat të keq, edhe jetë njerëzish. Kampi veror “Camp Mystic”, ku qëndronin dhjetëra vajza, është një ndër zonat më të goditura nga përmbytjet. Operacioni i shpëtimit përfshin 14...