Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti ndërkohë ka humbur jetën një 37-vjeçar, si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë të cilët janë transportuar ne spital. “Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në...