PL: 52% e qytetarëve marrin pension të pjesshëm! Në 12 vite, qeveria garantoi varfëri

PL: 52% e qytetarëve marrin pension të pjesshëm! Në 12 vite, qeveria garantoi varfëri

Partia e Lirisë akuzon qeverinë Rama, duke thënë se ka dështuar me politikat sociale. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Myrvete Asqeri thotë se sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Kjo shifër për të tregon dramën sociale që ka shkaktuar qeveria, e cila në këto vite vetëm ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. ”Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të tërë që ka punuar me ndershmëri, por është lënë jashtë sistemit nga politikat korruptive dhe mungesa e shtetit ligjor. Një reformë që u bë në...