Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Amerikanët festojnë ditën e Pavarësisë, 249 vjet nga shkëputja e 13 kolonive nga Anglia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen së pavarësisë. 249 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. 4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumëngjyrëshe fishekzjarrësh dhe festa familjare. Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente. Çfarë ndodhi më 4 korrik...