Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, Rusia dhe Ukraina të shkëmbejnë të burgosurit! Tortura…
Njëmbëdhjetë të burgosur politikë rusë u kanë shkruar një letër të hapur udhëheqësve botërorë duke kërkuar, si pjesë të negociatave midis Moskës dhe Kievit, lirimin e të gjithë disidentëve që ndodhen pas hekurave në Rusi për arsye politike, si dhe të gjithë civilëve ukrainas të ndaluar nga Moska gjatë pushtimit të Ukrainës nga trupat e Kremlinit. Letra u botua nga Reuters në faqen e saj të internetit, ku tregon qartazi kërkesën e tyre: “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës që të vazhdojnë menjëherë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës dhe civilëve sipas formulës ‘të gjithë për të gjithë’, përfshirë pengjet civile ukrainase“, thuhet në letër, sipas së cilës të burgosurit politikë dhe civilët ukrainas të ndaluar...