Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, opozita braktis votimet e projektligjeve, mazhoranca i miraton e vetme
Është mbajtur sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, teksa në shtator të 2025 pritet që në Kuvend të futen të zgjedhurit e qytetarëve në 11 maj. Edhe në këtë seancë, deputetët e opozitës nuk ishin në seancë. Në fund të diskutimeve u hapën votimet për disa projektligje, mes tyre buxheti 2025, të cilat u miratuan me shumicë të thjeshtë. Konkretisht janë miratuar: Akti normativ nr.6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së...