GJYQI/ Mësuesja e njoftoi për sherrin, oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin

GJYQI/ Mësuesja e njoftoi për sherrin, oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin

Mario Përlleshaj dhe Martin Cani TIRANË- Oficerja e sigurisë pranë shkollës "Fan Noli", Jetmira Kuka ka dhënë dëshminë e saj në gjyqin për vrasjen e Martin Canit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ajo ishte në listën e tre dëshmitarëve që kishin dijeni mbi konfliktet mes nxënësve të shkollës “Fan Noli” tregoi se ishte vënë në dijeni për grindjen mes fëmijëve nga mësuesja Klodiana Saliasi. Kjo e fundit e kishte informuar se disa nxënës ishin përplasur verbalisht me tone të larta. Kështu që oficerja e sigurisë i kishte njoftuar për t'u sqaruar me ta.  “Shkova dhe pashë që nxënësit nuk ishin më në tualet dhe ndaj thirra nxënësin Martin Cani që më tha se ishte shprehur me zë të lartë,dhe që kishte sharë....