Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balla: Rama dhe PS e bëjnë bujqësinë shqiptare europiane, synimi është të arrijmë 500 milionë euro investime
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. ”Më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja përpunimi dhe 120 agroturizme, me një vlerë diku te 120 milionë, apo 125 milionë euro. Por ajo që na dallon është se në kohën tuaj nuk kishte asnjë agroturizëm. Kemi arritur në 300 agroturizme, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë, dhe synimi ynë në mandatin që na besoi populli shqiptar dhe diaspora me shumicë është të shkojmë në 1000 gjatë këtij mandati të ri....