Triada e dritës: përgjigjja e psikologjisë ndaj frikave tona më të errëta për njerëzit

Triada e dritës: përgjigjja e psikologjisë ndaj frikave tona më të errëta për njerëzit

A po e humbni besimin te njerëzimi nga gjithçka që po ndodh tani? Nëse po, nuk është aspak çudi. Zakoni ynë për të parë lajme të këqija pa ndalur (“doomscrolling”) na bind se njerëzit janë të prirur nga natyra të jenë egoistë dhe pa ndjenja. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, shumë prej nesh po vuajnë nga “çrregullimi i stresit nga titujt e lajmeve”. Nga përvoja e dimë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve negative formëson një këndvështrim më të errët ndaj njerëzimit. Psikologët janë interesuar për anën e errët të personalitetit të njeriut prej dekadash. E ashtuquajtura triada e errët, makiavelizmi, narcisizmi dhe sociopatia, ka tërhequr vëmendje të madhe. Njerëzit që renditen lart në këto tipare të errëta priren të jenë manipulues, egoistë dhe pa...