Ministrja Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane, rritëm financimin dhe investimet

Ministrja Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane, rritëm financimin dhe investimet

Në një takim me sipërmarrës e fermerë dje në qytetin e Cërrikut, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj listoi arritjet në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Në takimin ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, Denaj tha se u mblodhën për të diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Ministrja tha se kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. “Kam kënaqësinë të nisim një tryezë të përbashkët diskutimi dy ditor të organizuar nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht,...