Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Teksa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, udhëheqësit e partive të tjera të mëdha parlamentare kërkuan sërish votim të hapur për kryeparlamentar, pas takimeve ndaras që patën me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën. Osmani i priti Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale. Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se anjëra parti nuk e...