Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndjekje si nëpër filma/ Kush është shoku i Aleksandër Sadikajt, i vrarë me eksploziv që ra sot në pranga, përplasi tre makina
Skerdi Sina, shok i Aleksandër Sadikajt i vrarë në vitin 2022 ka rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të mërkurë. Në një ndjekje si nëpër filma ai udhëtonte me një person tjetër në makinë, i cili arriti t’ia mbathte. Ata sipas policisë, nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri. Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas,...