Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane! Rritëm financimin dhe investimet
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një takim me sipërmarrës e fermerë, listoi arritjes në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Denaj tha edhe se u mblodhën për të diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Ministrja tha se kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. ”Kam kënaqësinë të nisim një tryezë të përbashkët diskutimi dy ditor të organizuar nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, dua t’ju falenderoj për kontributin e secilit prej jush në zhvillimin e...