Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri kritikon kryebashkiakët: Jeni shkëputur nga fshati. 250 milionë euro kredi për bujqësinë
Kryeministri Edi Rama p zhvillon një takim në Cërrik me fokus sektorin e bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik. Në takim është e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i Financave, Petrit Malaj, por edhe fermerë e sipërmarrës. “Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë...