EMRAT – Aksident i rëndë në Fushë Krujë- Thumanë, humb jetën një person, tre të plagosur

EMRAT – Aksident i rëndë në Fushë Krujë- Thumanë, humb jetën një person, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Borizanës, në aksin Fushë Krujë- Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete “Mercedes”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një nga udhëtarët, Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Një nga drejtueset e mjeteve është Malvina Kani, e cila u përplas me automjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, ku në bord udhëtonin edhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet...